
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, më 13 gusht, Milena Radenković, ushtruese e detyrës së kryeprokuristit, iu bashkua studentëve në Qendrën e Inovacionit të Graçanicës për ta shënuar këtë ditë.
Nën moton „Të drejtat e mia, zëri im, ideja ime“, të rinjtë morën pjesë në një punëtori me informata për të drejtat e tyre dhe përmes katër aktiviteteve interaktive u argëtuan me lojëra shoqërore.
Ngjarjen e organizuan së bashku Qendra e Inovacionit të Graçanicës dhe FDMC.



