
Afati për aplikim përfundoi më 12 tetor 2026 në ora 18:00. Faleminderit të gjithë kandidatëve.
FDMC kërkoi një konsulent/trajner të kualifikuar për dy punëtori dyditore për ngritjen e kapaciteteve të fëmijëve dhe të rinjve në Graçanicë dhe Ranillug, me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe aftësive për monitorimin dhe raportimin mbi detyrimet e bartësve të detyrave në lidhje me të drejtat e fëmijës.
Qëllimet e punëtorive
- Përmirësimi i njohurive dhe aftësive praktike të fëmijëve dhe të rinjve për monitorimin dhe raportimin mbi të drejtat e fëmijës
- Të kuptuarit se kush është përgjegjës për realizimin e të drejtave të tyre dhe kujt mund t’i drejtohen
- Monitorimi i shërbimeve të përzgjedhura për fëmijë, përfshirë hartimin e Scorecard-it
- Hartimi i planeve të përbashkëta të veprimit me rekomandime
Thirrja është pjesë e projektit që FDMC e zbaton në partneritet me Save the Children Kosovo, me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).



