Integrimi shoqëror

ŠANSA – Të drejtat e fëmijës, fuqizimi i komunitetit dhe përfshirja

Projekt që përmes forcimit të organizatave të shoqërisë civile, ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe fuqizimit kontribuon në realizimin e të drejtave të fëmijës në komunat e Graçanicës dhe Ranillugut.

Projektin „Përmirësimi i të drejtave të fëmijëve dhe i pavarësisë së komuniteteve të cenueshme jo-shumicë përmes forcimit të organizatave të shoqërisë civile, ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe fuqizimit“ FDMC e zbaton në partneritet me zyrën kombëtare të Save the Children Kosovo, ndërsa financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Projekti bazohet në të drejtat e fëmijës, në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, dhe promovon realizimin e plotë të të drejtave të fëmijës, me fokus të veçantë te fëmijët më të cenueshëm dhe në rrezik përjashtimi.

Për kë është

  • Fëmijët nga komuniteti serb, rom, ashkali dhe egjiptian
  • Fëmijët me aftësi të kufizuara
  • Fëmijët nga zonat me hapësirë të kufizuar qytetare
  • Organizatat rinore dhe të shoqërisë civile në Graçanicë dhe Ranillug

Aktivitetet

  • Punëtori për fëmijë dhe të rinj për monitorimin dhe raportimin mbi të drejtat e fëmijës
  • Hartimi i Scorecard-it për monitorimin e shërbimeve për fëmijë
  • Plane të përbashkëta veprimi me rekomandime
  • Dialog i fëmijëve dhe të rinjve me komunat

Lajme për projektin

Të punojmë së bashku

Ka disa mënyra për të qenë pjesë e ndryshimit në komunitetin tënd.

Na kontaktoni

Bëhu vullnetar

Bashkohu në punëtoritë, aksionet dhe ngjarjet që organizojmë me të rinjtë.

Na kontaktoni

Bëhu partner

Shkolla, institucione, organizata dhe donatorë – le të zhvillojmë së bashku projekte për komunitetin.

Na kontaktoni

Ndiq punën tonë

Lajmet dhe thirrjet për pjesëmarrje i publikojmë në faqe dhe në rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet