
FDMC mbajti seancë informuese me fëmijë dhe të rinj në Qendrën e Inovacionit të Graçanicës në Llapllasellë (GIC). Seanca informuese realizohet në kuadër të projektit „Përmirësimi i të drejtave të fëmijëve dhe i pavarësisë së komuniteteve të cenueshme jo-shumicë përmes forcimit të organizatave të shoqërisë civile, ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe fuqizimit“, në partneritet me zyrën kombëtare Save the Children Kosovo, me financim nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).
Përmes bisedave interaktive me të rinjtë dhe fëmijët arritëm në përfundimin se është e nevojshme takimi i rregullt i grupeve joformale, që të punojmë së bashku për promovim më të mirë dhe njohjen e fëmijëve me të drejtat e fëmijës dhe konventat që i mbrojnë.







