· Integrimi shoqëror

Komuna e Graçanicës dhe FDMC nënshkruan Memorandum për përmirësimin e të drejtave të fëmijës

Radionica FDMC sa decom i mladima

Komuna e Graçanicës dhe organizata joqeveritare Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC) nënshkruan Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, i cili vendos kornizën për veprim të përbashkët në përmirësimin e të drejtave të fëmijës dhe pozitës së tyre në nivel lokal. Memorandumin e nënshkruan kryetari i Komunës së Graçanicës Novak Živić dhe drejtori ekzekutiv i FDMC Dejan Radivojević.

Bashkëpunimi përfshin

  • Forcimin e kapaciteteve të akterëve që punojnë për të drejtat e fëmijës
  • Nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje
  • Aktivitete të tjera që lidhen me zhvillimin e fëmijëve

Fokus i veçantë i memorandumit është projekti që FDMC e zbaton në partneritet me Save the Children Kosovo, me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Lajme