
Komuna e Graçanicës dhe organizata joqeveritare Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC) nënshkruan Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, i cili vendos kornizën për veprim të përbashkët në përmirësimin e të drejtave të fëmijës dhe pozitës së tyre në nivel lokal. Memorandumin e nënshkruan kryetari i Komunës së Graçanicës Novak Živić dhe drejtori ekzekutiv i FDMC Dejan Radivojević.
Bashkëpunimi përfshin
- Forcimin e kapaciteteve të akterëve që punojnë për të drejtat e fëmijës
- Nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje
- Aktivitete të tjera që lidhen me zhvillimin e fëmijëve
Fokus i veçantë i memorandumit është projekti që FDMC e zbaton në partneritet me Save the Children Kosovo, me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).



