
FDMC ftoi të gjithë individët e interesuar të dorëzojnë ofertë për shërbimet e konsulentit për vlerësimin e nevojave për forcimin e kapaciteteve të organizatës dhe mbajtjen e punëtorisë për ngritjen e kapaciteteve të OJQ FDMC. Kjo kontribuon në procesin e forcimit të shoqërisë civile lokale.
Projektin „Përmirësimi i të drejtave të fëmijëve dhe i pavarësisë së komuniteteve të cenueshme jo-shumicë përmes forcimit të organizatave të shoqërisë civile, ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe fuqizimit“ FDMC e zbaton në partneritet me zyrën kombëtare Save the Children Kosovo, me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar (Sida).






