· Integrimi shoqëror

FDMC dhe Komuna e Ranillugut nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për përmirësimin e të drejtave të fëmijës

FDMC i Opština Ranilug potpisali Memorandum o razumevanju o unapređenju prava deteta

Në takimin që përfaqësuesit e FDMC nga Graçanica mbajtën me kryetaren e Komunës së Ranillugut, znj. Tanja Aksić, u prezantua projekti „Përmirësimi i të drejtave të fëmijëve dhe i pavarësisë së komuniteteve të cenueshme jo-shumicë përmes forcimit të organizatave të shoqërisë civile, ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe fuqizimit“, që zbatohet në partneritet me zyrën kombëtare Save the Children Kosovo dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Projekti bazohet në parimet e të drejtave të fëmijës, në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (UNCRC), dhe synon të promovojë realizimin e plotë të të drejtave të fëmijës, me fokus të veçantë te fëmijët më të cenueshëm dhe në rrezik përjashtimi.

Në takim u nënshkrua edhe Memorandum i përbashkët mirëkuptimi mes FDMC dhe Komunës së Ranillugut, nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Dejan Radivojević dhe kryetarja e Komunës së Ranillugut Tanja Aksić. Memorandumi vendos kornizën e bashkëpunimit në zbatimin e aktiviteteve të projektit që synojnë forcimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.

Lajme